FLaytout Menu
Portreti profesional i Alan W. LeFevre

Alan W. LeFevre

Drejtor kryesor

Biografia

Alan LeFevre është ish Zv/presidenti Ekzekutiv i Financave dhe Drejtor Kryesor Financiar për Korporatën Jarden, një ofrues kryesor i produkteve të konsumit me një portofol prej mbi 120 markash të shitura globalisht. Si anëtar i Bordit të Drejtorëve, z. LeFevre jep përvojë të konsiderueshme financiare për të ndihmuar Herbalife të përmbushë misionin e saj për të ndihmuar njerëzit të jetojnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Përpara se të bëhej KSF, nga viti 1997 deri në 2014, z. LeFevre shërbeu disa role në filialin e Jarden, Jarden Consumer Solutions, të njohur më parë Sunbeam Corporation. Në pozicionin e tij si President Ekzekutiv i Operacioneve dhe Drejtor Kryesor Financiar, ai mbikëqyri kontabilitetin dhe financat, zinxhirin e furnizimit, prodhimin, burimet, inxhinierinë dhe grupet e teknologjisë së informacionit për Jarden Consumer Solutions.

Z. LeFevre filloi karrierën e tij në Arthur Andersen & Co. si kontabilist publik i certifikuar në 1982.

Z. LeFevre u diplomua me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti Valparaiso me një Bachelor të Shkencave në Administrim Biznesi.