Ushqimi i përditshëm dhe mirëqenia
Gatimi me familjen: Ushqyerja e shëndetshme fillon në kuzhinë
Susan Bowerman, MS, RD, CSSD, CSOWM, FAND – Sr. Drejtoreshë, Edukimi dhe Trajnimi Botëror i të Ushqyerit 19 tetor 2023
Frymëzo familjen dhe ofroji atyre një shkathtësi jetësore që ata do ta marrin me vete kudo që shkojnë.
Gatimi është një proces kreativ, i rrëmujshëm dhe argëtues. Përveç kësaj, përpjekjet tuaja kulinare shpërblehen me diçka që është (shpresojmë) e shijshme për tu ngrënë! Gatimi së bashku me familjen ose të dashurit tanë mund të ketë një ndikim pozitiv dhe të qëndrojë në kujtesën tonë për një kohë të gjatë. Nga krijimi i kujtimeve dhe ndërtimi i lidhjeve më të forta, gatimi mund t'i ndihmojë të gjithë familjen të zhvillojë një vlerësim për ushqimet e shëndetshme, të gatuara në shtëpi dhe të kultivojë zakone të përgjithshme të ngrënies që do të jenë më të mira për shëndetin e tyre gjatë rritjes.
Rëndësia e kësaj nuk duhet të neglizhohet. Në dekadat e fundit, normat globale të obezitetit dhe mbipeshës te fëmijët janë rritur dramatikisht. Kjo është pjesërisht si rezultat i një diete që përmban ushqime me pak ushqyes, ushqime të larta në kalori / ushqime te shpejta dhe një sasi të pamjaftueshme të frutave, perimeve, drithërave të plota dhe produkteve të pasura me kalcium (bulmet).
Vaktet që hahen jashtë shtëpisë kanë tendencë të jenë më të larta në kalori, yndyrna të ngopura dhe ofrojnë më pak mikronutrientë si kalciumi dhe fibra krahasuar me vaktet e bëra në shtëpi. Nga ana tjetër, ngrënia e më shumë vakte në shtëpi shoqërohet me një konsum më të lartë të frutave, perimeve dhe produkteve të qumështit me më pak yndyrna dhe kalori.
Bashkohuni me familjen: është koha për të bërë gatimin në shtëpi një traditë të re!
Përfitimet e vakteve të përgatitura në shtëpi
- Gatimi në shtëpi dhe ngrënia së bashku ndihmon familjen të zhvillojë një vlerësim për ushqimin e shëndetshëm. Prindërit janë modele me zgjedhjet e tyre të ushqimit, gjë që ndikon në familje për të zhvilluar një vlerësim të ngjashëm për ushqimet e shëndetshme. Një mjedis i rehatshëm dhe mbështetës i vakteve të gatuara në shtëpi mund të ndihmojë për të forcuar këto sjellje të shëndetshme.
- Të gjithëve u pëlqen të hanë ushqimin që e kanë përgatitur vetë. Kur familja është e përfshirë në zgjedhjen e përbërësve dhe përgatitjen e vakteve, ata janë më të prirur të provojnë ushqimet e tyre.
- Familja ka më shumë gjasa të provojë ushqime të reja. Edhe nëse vendosin se nuk u pëlqen ajo që kanë bërë, përvoja e gatimit do të ndihmojë në zhvillimin e një mendjeje të hapur dhe kureshtare ndaj ushqimeve të reja.
- Familja ndjen një ndjenjë fuqizimi, arritjeje dhe pavarësie kur gatuan. Atyre u pëlqen t'u thonë njerëzve: "I bëra të gjitha vetë!" ose "Ndihmova për ta trazuar salcën!" Kur ata janë në gjendje të përgatisin diçka vetë (sado e thjeshtë) dhe t'i shërbejnë familjes, kjo rrit ndjenjën e krenarisë dhe ndërton besimin. Ndihmoni ata duke ndarë receta të përshtatshme për moshën që ata mund t'i përgatisin.
- Gatimi është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar më shumë kohë së bashku. Familja nuk ka nevojë për shumë përpjekje për t'u bashkuar me ju në kuzhinë. Shfrytëzojeni këtë kohë për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe për të folur se sa i shijshëm – dhe i mirë – do të jetë vakti i tyre.
Ngrënia e vakteve të gatuara në shtëpi ka më shumë përfitime sesa e kuptojmë. Ajo mund t'ju kursejë para, të krijojë më shumë kohë familjare, t'ju ndihmojë të relaksoheni dhe t'ju japë kontroll më të mirë të marrjes së kalorive.