Susan Bowerman
MS, RD, CSSD, CSOWM, FAND – Drejtoreshë e Lartë për Edukim dhe Trajnim në Ushqyerje në nivel botëror për Herbalife
Zv/kryetar, Bordi Këshilldhënës Dietik Herbalife
Biografia
Susan Bowerman është Drejtoreshë e Lartë për Edukim dhe Trajnim në Ushqyerje në nivel botëror për Herbalife. Ajo shërben gjithashtu si Zv/kryetare e Bordit Këshilldhënës Dietik (BKD) Herbalife. Si dietologe e regjistruar, znj. Bowerman edukon Anëtarët e Pavarur të Herbalife për filozofinë tonë globale të të ushqyerit dhe është përgjegjëse për zhvillimin e materialeve të edukimit dhe trajnimit mbi të ushqyerit.
Përpara rolit të saj në Herbalife, znj. Bowerman ishte Ndihmësdrejtoreshë e Qendrës UCLA* për Ushqyerjen e Njeriut. Ajo ka mbajtur gjithashtu emërime si Profesoreshë ndihmëse në të Ushqyerit në Universitetin Pepperdine në Malibu, Kaliforni, dhe si Pedagoge në të Ushqyerit në Departamentin e Shkencës Ushqimore dhe të Ushqyerit në Universitetin Shtetëror Politeknik të Kalifornisë në San Luis Obispo, Kaliforni.
Znj. Bowerman ishte gjithashtu konsulente e (atëherë) Los Angeles Raiders për gjashtë sezone dhe ishte një kolumniste kontribuese për seksionin Shëndetësor të Los Angeles Times për dy vite. Ajo është një autore e zonja, pasi ka shkruar shumë artikuj mbi të ushqyerit dhe ushqimin e shëndetshëm. Znj. Bowerman ka qenë gjithashtu bashkëautore e punimeve të shumta kërkimore dhe kapitujve të librave dhe bashkëautore e dy librave për publikun: "Çfarë ngjyre është dieta juaj?" dhe Dieta për formësim L.A.” nga Dr. David Heber, botuar nga Harper Collins përkatësisht në 2001 dhe 2004. Ajo ka mësuar gjerësisht dhe ka zhvilluar programe edukative për individë, grupe dhe industri të fokusuara në promovimin e shëndetit, menaxhimin e peshës dhe ushqimin sportiv.
Znj. Bowerman u diplomua me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Kolorados me diplomë Bachelor në Biologji dhe vazhdoi të vijonte Masterin e saj në Shkencën e Ushqimit dhe të Ushqyerit nga Universiteti Shtetëror i Kolorados. Ajo përfundoi praktikën e saj dietike në Universitetin e Kansas dhe është e certifikuar nga Bordi në Dietikë Sportive dhe për Menaxhimin e Mbipeshës dhe Peshës. Znj. Bowerman është gjithashtu anëtare e Akademisë së të Ushqyerit dhe Dietologjisë. Kur nuk është e zënë me mësimdhënien dhe shkrimin, i pëlqen të kalojë kohë me familjen e saj, duke gatuar dhe duke u kujdesur për kopshtin. Produktet e saj të preferuara Herbalife përfshijnë Simply Probiotic dhe Formula 1 Healthy Meal Nutritional Shake Mix Banana Caramel.