FLaytout Menu
Expert. For Bio and title go to: https://www.herbalife.com/en-us/about-herbalife/our-experts

David Heber

M.D., Ph.D., FACP, FASN – Kryetar, Instituti për Ushqyeshmëri Herbalife

Biografia

Dr. David Heber është Kryetar i Institutit për Ushqyeshmëri në Herbalife (IUH), i cili promovon përsosmërinë në edukimin e të ushqyerit për publikun dhe komunitetin shkencor dhe sponsorizon simpoziume shkencore. Bordi editorial i IUH përbëhet nga udhëheqës kryesorë të opinionit shkencor nga e gjithë bota në fushat e të ushqyerit, fiziologjisë së ushtrimeve, mjekësisë së sjelljes dhe shëndetit publik. Anëtarët e bordit editorial mbështesin misionin e IUH nëpërmjet ofrimit të artikujve ekspertë për faqen e internetit të IUH dhe pjesëmarrjes në simpoziumet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dr. Heber është Drejtor Themelues i Qendrës për Ushqyerjen Njerëzore në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA),* ku ka qenë në fakultetin e Shkollës së Mjekësisë që nga viti 1978. Aktualisht është Profesor Emeritus i Mjekësisë dhe Shëndetit Publik dhe Shef Themelues i Divizionit të të Ushqyerit Klinik në Departamentin e Mjekësisë të Shkollës së Mjekësisë David Geffen në UCLA.* Fokusi kryesor i kërkimeve të tij është në trajtimin e mbipeshës dhe në rolin e ushqimit për parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Përveç kësaj, Dr. Heber drejtoi si Njësinë e Kërkimeve të të Ushqyerit Klinik të financuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit, ashtu edhe Grantet e Trajnimit të të Ushqyerit dhe Mbipeshës të Institutit Kombëtar të Shëndetit (IKSh) në UCLA* për mbi 15 vite. Për një periudhë prej pesë vitesh, ai gjithashtu ka drejtuar Qendrën e Kërkimeve për Suplementet Ushqimore Botanike të financuar nga IKSh në UCLA*. Ai është ish-kryetar i Këshillit të Ushqyerjes Mjekësore të Shoqatës Amerikane për Ushqyerje, shoqata më e madhe shkencore në fushën e ushqyerjes. Dr. Heber është anëtar i Shoqatës Amerikane për Ushqyerje, nderimi më i lartë që shoqata jep për kontributet e shquara në fushën e ushqyerjes.

Përveç shkrimit të më shumë se 240 artikujve shkencorë të rishikuar nga kolegët dhe disa teksteve profesionale, Dr. Heber ka shkruar katër libra për publikun, përfshirë "Ilaçet natyrore për një zemër të shëndetshme", "Dieta e rezolucionit", "Çfarë ngjyre është dieta juaj?" dhe Dieta për formësim L.A“ Ai është përfshirë në listën e Thomson Reuters' Mendjet Shkencore më me Ndikim në Botë 2014, dhe nga viti 2002 deri në vitin 2012, ai ishte pjesë e një përqindëshit më të lartë të shkencëtarëve, puna e të cilëve u citua nga autorë të tjerë të dokumenteve shkencore në fushën e shkencave bujqësore, sipas një sondazhi të Thomson Reuters.

Dr. Heber fitoi një Diplomë B.S. në Kimi, magna cum laude, nga UCLA* në vitin 1969. Ai gjithashtu mori një Diplomë M.D. nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard në vitin 1973 dhe një Diplomë Ph.D. në Fiziologji nga UCLA* në vitin 1978. Ai është certifikuar nga Bordi Amerikan i Mjekësisë Interne për Mjekësi Interne, Endokrinologji dhe Metabolizëm, dhe është Specialist i Certifikuar i Ushqyerjes nga Bordi Amerikan i Mjekësisë Interne. Në kohën e lirë, Dr. Heberit i pëlqen të luajë golf, të lexojë dhe të pikturojë. Produktet e tij të preferuara Herbalife janë Formula 1 Healthy Meal Nutritional Shake Mix, Personalized Protein Powder dhe linja e produkteve Herbalife SKIN®.

*Universiteti i Kalifornisë nuk mbështet produkte ose shërbime specifike si çështje politike.